X

Helikopteri po filmonte garën e çiklizmit, zbulon hashash në tarracë

Gazeta “Marca” ka publikuar një video nga helikopteri të garës së çiklzimit që po zhvillohet në Spanjë. Por kameramani që po filmonte nga helikopteri,  ka zbuluar një plantacion me marijuanë në çatinë e një ndërtese në Igualada.

Fillimisht askush nuk e kuptoi se në tarracë kishte kanabis, por një oficer policie që po ndiqte garën e ka fiksuar menjëherë imazhin dhe ka lajmëruar kolegët e tij.

Policia gjeti 40 rrënjë kanabis të cilat u asgjësuan.  Ende nuk ka asnjë të arrestuar. Zbulimi me kamera u bë pikërisht kur po shpallej fituesi i garës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Në kërkim për trafik droge në Itali, pranga 56-vjeçarit nga Fieri

Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar ne Fier. Burime zyrtare nga policia bene me dije...

Close