X

E rrëmbyen nga duart e nënës, grabitësit i kërkojnë mijëra euro kampionit të garave për vajzën 6-vjeçare

Emi-Li de Jager, vajza gjashtë vjeçare e garuesit në F1 për motorbarka, Uinand de Jager, u rrëmbye ditën e hënë rreth orës 7:40 të mëngjesit, nga në bandë, teksa ia morën vogëlushen nga duart nënës së saj, në Johanesburg të Afrikës së Jugut.

E ëma, Anxhelina, u dëmtua në shpatull teksa përpiqej ta ruante mes të bërtiturash, por katër burrat e morën vajzën e vogël, dhe më vogël, dhe më vonë kërkuan tek babai i saj plot 120 mijë euro përmes një telefonate.

Policia beson se ajo ishte vënë në shënjestër, duke marrë parasysh se babai i saj është një kampion në garat me motorbarka. Gjithsesi, vetëm në mëngjesin e sotëm, ajo është gjetur në një pyll pranë qytetit, ku është gjetur nga disa kalimtarë edhe e kanë shoqëruar drejt rajonit të policisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Akuza e fortë: Agim Kajmaku bën bahçevanin te vila e Ramës në Surrel, nuk e di sa euro merr!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me heshtjen e kryeministrit Edi Rama për...

Close