X

“Zgjedhjet e lira”, Edmond Spaho: Kushtet e opozitës për zgjidhjen e krizës

Edmond Spaho, nënkryetar i PD-së, zbardh kushtet e opozitës për zgjedhje të lira dhe të barabarta, që nisin me një qeveri të përkohshme e deri tek arritja e garantimit të votës. Spaho thotë për “Gazeta Shqiptare” se beteja e opozitës për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti është e vështirë, por sipas tij, do të përdorën të gjitha mënyrat derisa shqiptarët të rrëzojnë qeverinë “Rama” dhe lidhjet e saj me krimin. Z.Spaho paralajmëron se në ditët dhe javët e ardhshme protestat do të intensifikohen edhe më shumë dhe se opozita bashkë me qytetarët është gati për çdo sakrificë që mundëson zgjedhje të lira në vend.

Edmond Spaho apelon se shqiptarët duan ndryshimin dhe opozita është e gatshme t’i udhëheqë në rrugën drejt shtetit ligjor dhe hapjes së negociatave për në BE.

Për zgjidhjen e krizës politike nuk ka vullnet nga mazhoranca. Opozita nuk po kërkon privilegje, por standarde dhe kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Standardet arrihen duke dënuar përfaqësuesit e politikës dhe botës së krimit, të cilët kanë futur duart në zgjedhje, duke mbajtur policinë dhe administratën publike larg politikës dhe veçanërisht zgjedhjeve, duke zbatuar në Kod rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri dhe një sërë kërkesash të tjera, tashmë të bëra publike.

Kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme nuk arrihen me Ramën kryeministër, sepse ai është ideatori dhe zbatuesi i shkatërrimit të sistemit politik në Shqipëri, duke i mbledhur të gjitha pushtetet në një dorë. Sa për ilustrim se ku jemi katandisur, mjafton rasti i Shkodrës, ku jo vetëm u kandidua një individ me rekorde kriminale, por të gjithë drejtuesit e administratës publike u larguan në grup, sepse nuk i siguruan Ramës rezultatin që dëshironte.

Për sa më sipër, formimi i një qeverie të përkohshme që të plotësojë kushtet e cituara dhe realizimi nga ajo i zgjedhjeve janë kërkesa normale, që do ishin marrë parasysh në çdo vend tjetër. Edi Rama është i ndërgjegjshëm se zhvillimi i zgjedhjeve të lira e rrezon atë nga pushteti, reziston dhe na ka kthyer sot në kushtet e një diktature, ku ai dhe një grup rreth tij sundojnë si të jenë pronarë të vërtetë të Shqipërisë”, tha Spaho.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tirana Mesjetare

Nga Jorida Tabaku U bë disa javë që Tirana është në kolaps të plotë dhe pa ujë të pijshëm ndërsa...

Close