X

Luiza Gega ‘nuk ndalet’, vendos rekord kombëtar në Gjermani, merr medalje bronzi

Atletja shqiptare Luiza Gega ka marrë pjesë në Festivalin e Atletikës ISTAF që po zhvillohet në Berlin, ku edhe ka treguar formën e saj të mirë fizike.

Gega arriti të regjistrojë kohën 6:00.07 në garën e 2000 metrave me pengesa, duke vendosur kështu një rekord kombëtar për vendin tonë dhe duke “rrëmbyer” medaljen e bronztë në Berlin.

“Sot vendosa një nga rezultatet më të mira të karrierës time sportive dhe për më tepër vazhdoj të ndihem vërtet në formë shumë të mirë. Mezi pres të filloj përgatitjet për Kampionatin Botëror “Doha 2019”. Faleminderit të gjithëve për suportin, do të thotë vërtet shumë për mua,”- ka shkruar Luiza Gega në rrjetet sociale pas garës së Berlinit.

Ndërkohë Gega po përgatitet edhe për Botërorin e Atletikës që do të zhvillohet në Doha të Katarit, ku pritet që të arrijë rezultate të mira.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
‘Çmendet’ moti, stuhia godet Elbasanin (VIDEO)

Në pjesën më të madhe të vendit vijon moti i nxehtë me temperatura të larta. Ndërsa cuditërisht në qytetin e...

Close