X

Ligji i ri në Francë: Shkollat do të shfaqin flamuj në klasa

Shkollave në Francë u kërkohet tani të shfaqin flamurin francez dhe atë të Bashkimit Evropian në klasa, krahas fjalëve të himnit kombëtar. Ky vendim – efektiv nga fillimi i vitit të ri shkollor të hënën – është miratuar nga Parlamenti në kuadër të reformave në arsim, në muajin shkurt.

Ai është sugjeruar nga deputetët e opozitës, por është miratuar nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron.

Atë kohë, ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ka thënë se “fryma qytetare duhet të forcohet” dhe se njohuria për simbolet e vendit është një gjë e natyrshme në botë. Me vendimin e ri, të gjitha klasat e shkollave fillore dhe të mesme duhet të shfaqin flamurin kombëtar, fjalët e himnit Marseillaise dhe moton kombëtare: “Liberté, Égalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vëllazëri).

Por, kritikët e kanë cilësuar këtë ligj si tejet nacionalist. Michel Larive, deputet në Parlamentin e Francës, ka thënë se mbajtja e flamurit kombëtar jashtë shkollave është e mjaftueshme për të treguar “respektin për atdheun, pa rrëshqitur drejt nacionalizmit”. /Rel/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Kush është vajza misterioze që po shoqëron Renato Mekollin me pushime

Pak para nisjes së sezonit të ri televiziv, shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar...

Close