X

VIDEO/ Gjendje e jashtëzakonshme! Uragani ‘Dorian’ arrin kategorinë 5. Në alarm edhe SHBA

Intensifikohet uragani Dorian, që pritet të godasë ishujt e Bahamasit dhe brigjet juglindorë në SHBA, duke u klasifikuar në kategorinë e pestë.

Për të shmangur katastrofën që mund të shkaktojë stuhia e fuqishme, është bërë evakuimi I banorëve, turistëve u është kërkuar të largohen, si dhe janë mbyllur disa prej aeroporteve.

Sipas qendrës për uragane në SHBA, stuhia e cila i është afruar me disa kilometra ishujve Bahamas, arrin një shpejtësi prej 260 km në orë.

Pas Bahamasit, uragani Dorian pritët të godasë edhe Floridën këtë fillim jave.

Guvernatori Ron DeSantis deklaron se ka shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa janë vënë në lëvizje 2,500 trupa të gardës kombëtare, ndërsa 1.500 të tjerë janë në gatishmëri.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Dorian mund të jetë stuhia më e madhe në rajon, pas uraganit Andrew, që në vitin 1992 shkaktoi 65 viktima, si dhe shkatërroi më shumë se 63 mijë banesa.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Shtëpi droge 3.3 milionë dollarë”, operacioni i madh policor, 300 të arrestuar

DEA Amerikane ka përfundfuar me sukses një nga operacionet më të vështira antidrogë, që ka zgjatuar më shumë se tre...

Close