X

“Shtëpi droge 3.3 milionë dollarë”, operacioni i madh policor, 300 të arrestuar

DEA Amerikane ka përfundfuar me sukses një nga operacionet më të vështira antidrogë, që ka zgjatuar më shumë se tre ditë, duke vënë në pranga një grup të mirfilltë të strukturuar kriminal, që kishte arritur të ngrinte të ashtuquajturën “shtëpi e drogës”.

Agjentët federalë të drogës përfunduan operacionin “Cazador”, duke prangosur gjithsej 300 vetë, si dhe duke sekuestruar mes të tjerash edhe aeroplanë e jahte. Policia amerikane tha se ka vënë në pranga ndër të tjera anëtar të dyshuar të mafies meksikane.

Një prej të arrestuarve ishte Thomas Renckley, 31 vjeç, i akuzuar si pronar i të ashtuquajturës “shtëpi e drogës”. Agjentët thana se në vendngjarje kanë gjetur armë, si dhe pronë të tjetërsuar. Agjentët gjithashtu gjetën atë që ata besojnë se është një pajisje shpërthyese.

Avionët e vegjël dhe jahti ishin në mesin e pasurive të sekuestruara në shumën totale prej 3.3 milion dollarë. Të konfiskuara gjithashtu ishin 600 paund heroinë, pilula opioide dhe fentanil, sipas raportimit të policisë amerikane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“E vdekur në apartament mbuluar me gjak”, si shqiptari theri për vdekje gruan në Zvicër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, me protagonistë shqiptarët. Një nënë e katër fëmijëve u vra nga bashkëshorti...

Close