X

Pence: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

Nënpresidenti amerikan Mike Pence tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në konfliktin me Rusinë si dhe të drejtën e saj për integritet të plotë territorial.

Uashingtoni “qëndron në krah të popullit të Ukrainës dhe sidomos që nga viti 2014, ne ke,mi këmbëngulur fuqimisht për integritetin territorial të Ukrainës”, tha zoti Pence pasi u takua të dielën në Varshavë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Dhe unë mund t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Ukrainës për sigurinë tuaj, për integritetin territorial, përfshirë pretendimin legjitim të Ukrainës për Krimenë,” tha zoti Pence.

Shtetet e Bashkuara janë një aleat i rëndësishëm i Kievit, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe për mbështetjen e Moskës ndaj separatistëve në Ukrainën lindore.

Pence dhe Zelenskiy ishin në Varshavë për të shënuar 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore. /Voa/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Krasta dhe Rakipi, haraçi i Ramës për tregun informal të mediave

Nga Ergys Mërtiri “Të paekspozuarit” dhe “A Show” ishin dy nga emisionet më të ndjekura, që ofronin debat televiziv mbi...

Close