X

Papa Francesku mbërrin vonë në meshë: Ju kërkoj ndjesë, mbeta i bllokuar në ashensor

Papa Francesko ka kërkuar ndjesë që ka mbërritur vonë në meshën e së dielës, pasi ishte bllokuar në një ashensor në Vatikan. Ai i shenjtë tha se mbeti 25 minuta në ashensor për shkak të një defekti të energjisë elektrike.

“Fillimisht ju kërkoj ndjesë për vonesën për shkak të një ngjarjeje të papritur. Mbeta në ashensor 25 minuta. Pati luhatje të energjisë elektrike dhe ashensori ndaloi. Falë Zotit erdhën zjarrfikësit, të cilët i falenderoj pamasë. Pas 25 minutash arritën ta vinin sërish në punë ashensorin.”

Gjate meshës të se dielës në sheshin Shën Pjeter të Vatikanit ku mblidhen mijëra besimtare, ati i shenjtë kërkoi edhe një duartrokitje për zjarrfikësit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Polonia shënon 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Zëvendës Presidenti i SHBA Mike Pence iu bashkuan udhëheqësve polakë për të përkujtuar 80-vjetorin e...

Close