X

“Gjashtë milionë polakë vdiqën”, Gjermania i kërkon falje Polonisë për masakrat e Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Gjermanisë Frank-Ualter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë për konfliktin më të përgjakshëm të historisë, gjatë një ceremonie në qytetin ku bombat e para ishin hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, 80 vjet më parë.

“Përkulem para viktimave të sulmit. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”, tha Steinmeier. Kreu i shtetit gjerman foli përpara të pranishmëve në gjermanisht dhe polonisht.

Steinmeier foli përkrah homologut të tij polak, Andrezej Duda, i cili denoncoi sulmin e Gjermanisë naziste kundër Polonisë. Duda po ashtu theksoi se ai ishte një “sulm barbar”. “Ne nuk mund të harrojmë Luftën e Dytë Botërore dhe kur dëshmitarët e asaj ngjarje nuk janë më. Duhet të sigurohemi që ajo që ndodhi në Vielun dhe më vonë edhe në shumë vende të tjera të Polonisë dhe jashtë saj, që të mos përsëriten kurrë”, deklaroi Duda.

Rreth gjashtë milionë polakë, përfshirë tre milionë polakë hebrenj, vdiqën gjatë konfliktit që mori jetën e mbi 50 milionë njerëzve. Steinmeier dhe krerë të tjerë shtetërorë po marrin pjesë në ceremonitë që po mbahen në Poloni, për të shënuar 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Lufta e Dytë Botërore isi zyrtarisht më 1 shtator, kur Gjermania naziste e kohës i shpalli luftë Polonisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
VIDEO/ Shokohen spektatorët, këngëtarja e njohur vdes në skenë

Një këngëtare spanjolle 30 vjeçe ka humbur jetën sot, pasi u godit nga pajisjet e fishekzjarrëve, në kohën që po...

Close