X

Video/ Gruaja e kap mat me të dashurën, shkarkohet kryebashkiaku


Një zyrtar i Partisë Komuniste Kineze është larguar nga puna pasi gruaja e tij e kapi në shtrat me të dashurën.

Video e momentit të tradhtisë është bërë virale në rrjetet sociale duke shkaktuar një skandal.

Kryebashkiaku i një qyteti në provincën e Guizhou u shkarkua dje pas një diskutimi mes anëtarëve të partisë lokale.

Zyrtari, i identifikuar si Jia Ding, u kap mat me të dashurën nga gruaja në krevat. Dhe kjo e fundit publikoi pamjet e tradhtisë online.

Në video shihet një burrë gjysmë i zhveshur dhe e dashura e tij me të brendshme. Dhe më pas në një tjetër video shihet gruaja e Ding duke u zënë me të dashurën e burrit.

“Ky është problemi juaj. A mund ta diskutoni vetë? Nuk ka lidhje me mua,”-i thotë e dashura e burrit.

Ndërsa gruaja e zemëruar i bërtet: “Nuk ka lidhje me ju? Ju joshët bashkëshortin tim dhe thoni se nuk ka lidhje me ju?”

More in Magazine
Hakerat i vjedhin llogarinë shefit ekzekutiv të Twitter

Llogaria e Shefit Ekzekutiv të Twitter Inc Jack Dorsey u hakerua të premten pasdite, duke dërguar tweet dhe retweets publike...

Close