X

Hakerat i vjedhin llogarinë shefit ekzekutiv të Twitter


Llogaria e Shefit Ekzekutiv të Twitter Inc Jack Dorsey u hakerua të premten pasdite, duke dërguar tweet dhe retweets publike që përfshinin ofendime racore dhe mallkime të publikuara për më shumë se katër milion ndjekës.

Ekipi i komunikimeve në Twitter – me qendër në San Francisko në Shtetet e Bashkuara – tha në një tweet se ishte në dijeni se llogaria ishte kompromentuar dhe po hetonte se si ndodhi hakerimi.

Por një koment vijues njoftonte se: “Llogaria tani është e sigurt dhe nuk ka asnjë tregues se sistemet e Twitter janë komprometuar”.

Njëra nga tweet-et pretendonte se udhëheqësi nazist Adolf Hitler ishte i pafajshëm, ndërsa të tjerët përmbanin komente raciste kundër afrikano-amerikanëve dhe hebrenjve.

Kishte gjithashtu një koment që theksonte së një bombë ishte vendosur në selinë e Twitter.

Menjëherë pas hakerimit të llogarisë se Jack Dorsey, tweet-et fyese dhe retweet u fshinë.

Incidenti i së Premtes vjen pasi firma e mediave sociale është zotuar të përmirësojë ndërveprimin në platformë dhe Twitter vazhdon të kufizojë abuzimin verbal dhe gjuhën e urrejtjes.

Aksionet në Twitter ranë më pak se një përqind pas këtij incident.

More in Magazine
Shi gjatë pasdites dhe vranësira, parashikimi i motit

Dita e sotme do të dominohet nga kthjellimet dhe prani të vranësirave kalimtare në ultësirën Perëndimore. Era do të jetë...

Close