X

Zbulohet fatura, “Fusha Shpk” pagoi 900 euro për një natë, për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës

Prej disa ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qenë në qendër të vëmendjes për futurat e majme të hoteleve, ku kishte shpenzuar deri në 700 euro nata. JOQ ka publikuar një faturë, e cila tregon se oligarku Shkëlqim Fusha, pronar i kompanisë “Fusha shpk”, e cila ka fituar tenderë të panumërt nga Bashkia Tiranë,  ka paguar një natë në hotel, për nënkryetarin  e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

 

Normalisht lindin pyetjet, përse i duhet paguar një zyrtari të lartë si Maznikut, fatura e hotelit?! Dhe mbi të gjitha, duke qenë se Fusha sh.p.k ka fituar tenderë të shumtë nga Bashkia Tiranë, kjo ngre shumë pikëpyetje lidhur me konfliktin e interesit.

Pas publikimit të kësaj fature, pritet reagimi i nënkryetarit të bashkisë, edhe pse Rilindasit e kanë bërë të udhës t’i kalojnë në heshtje skandalet.

More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, Olimpiakosi degdis Durmishajn

Fiorin Durmishaj është një nga emrat më të urryer të tifozëve shqiptarë, teksa u bë protagonist i një tradhëtie të...

Close