X

Plas edhe në Vorë/ PD publikon dokumentin, kandidati i Ramës dhe Ballukut, u arratis nga drejtësia greke

Partia Demokratike ka publikuar dokumentet të cilat faktojnë, se kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, i është arratisur drejtësisë greke.

Sipas Gazment Bardhit, Kajmaku, i cili njihej në Greqi me emrin Jorgo Toto, është kapur në flagrancë duke përdorur dhe shpërndarë kartmonedha të falsifikuara.

Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale "Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek. Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas
dhe amësi Parashivi. Pasi është marrë në pyetje nga hetuesi paraprak dhe ka qëndruar disa ditë në burg, oficeri i policisë gjyqësore ka vendosur që hetimet ndaj tij të zhvilloheshin nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, derisa çështja t’i përcillej prokurorisë dhe gjykatës.

Pasi dosja është përcjellë në prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë (shkalla më e rëndë e klasifikimit të veprave penale), dhe nga provat e administruara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që
krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto. Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim. Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar arrestin e tij të menjëhershëm dhe ka përcjellë dosjen në gjykatë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka
vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.
Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuarj, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. “, u shpreh Gazmend Bardhi në konferencë për shtyp.

Kujtojmë se Agim Kajmaku është një kandidat i mbështetur fort, jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Ngritja e Kushtetueses, bllokohet dërgimi i listave në Parlament, zbulohet arsyeja

Bllokohet dërgimi i listave në Parlament për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Shkak është bërë shqyrtimi që duhet për kandidaten Zhaklina...

Close