X

Mesazhet/ “Si do e shkulim plehrën”, plani i Ballukut për të kandiduar një kriminel në Vorë, për të hequr Fiqiri Ismailin

Partia Demokratike, ka publikuar dokumentet të cilat dëshmojnë, se kandidati i Partisë Socialiste në Vorë, është kapur në flagrancë në Greqi, duke përdorur dhe shpërndarë kartmonedha të falsifikuara dhe më pas i është fshehur drejtësisë greke.

Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, është mbështetur si kandidat për kryetar të Bashkisë Vorë, jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka qenë e shqetësuar dhe e interesuar për Bashkinë Vorë, që prej muajit Shkurt.

Balluku u kap nga kamerat e televizionit A2, duke biseduar me socialistin Sadi Vorpsi, për një plan se si do të largohej ish kryetari i Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili.
Mesazhet e shkëmbyera mes Ballukut dhe Vorpsit, janë jashtë çdo etike dhe përmbajnë përcaktime banale për zotin Ismaili. Ministrja e quan atë plehrë.

Me sa duket plani i Rilindjes për largimin e Ismailit ka qenë pikërisht kandidimi i Agim Kajmakut, një person të cilin ligji i dekriminalizimit nuk e lejon të jetë kandidat.

Një tjetër fakt interesant, që zbulohet nga këto SMS të Ballukut, lidhet edhe me Bashkinë e Elbasanit. Balluku zbulon se Qazim Sejdini nuk do të kandidojë, por do të vendosë “Gledin” si kandidat, duke iu referuar Gledian Llatjas. Në fakt, ndodhi pikërisht kështu dhe Gledian Llatja është sot kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Sipas fjalëve të Ballukut, atë e ka caktuar në këtë detyrë, ish kryetari, Qazim Sejdini.

Lexoni mesazhet mes Ballukut dhe Vorpsit, për të kuptuar se si funksionon shteti shqiptar. /TPZ.al/

Mesazhet:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
VIDEO/ Zjarr në afërsi të bulevardit të ri

Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot një zonë në afërsi të bulevardit të ri të Tiranës. Aty ka shumë plehra...

Close