X

VIDEO/ “Kur të vjen shoqja me varkë”, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu me pushime në vendin përrallor


Prezantueset e njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, tashmë njihen si shoqe të ngushta dhe shpesh herë shfaqen së bashku në publik.

Së fundmi, dy bukuroshet janë nisur me pushime në një vend përrallor, siç është Holanda.

Ato duket se po argëtohen tej mase, duke shijuar pamje përrallore në Holandë, pamje të cilat i kanë ndarë edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Arbana ka publikuar një foto, krahas së cilës shkruan: “Ky vend ka qenë në listën tonë për kaq shumë kohë.

Një vend pa zhurma, pa makina, vetëm me shtëpi të vogla dhe varka.”– shkruan Arbana krahas postimeve.

Ndërsa, Xhemi ka postuar një tjetër foto, ku shfaqet duke pritur Arbanën teksa afrohet me varkë.

“Kur të vjen shoqja me varkë.”– shkruan moderatorja krahas fotos ku etiketon mikeshën e saj, Arbanën.

More in LIFESTYLE
Në krah të Olsi Bylykut, dalin detaje nga emisioni i ri i Marina Vjollcës, çfarë do ndodhë me ‘Duplex’

Pas një shkëputjeje gati 2-vjeçare nga ekrani, Marina Vjollca po përgatitet më në fund për rikthimin e saj në televizion...

Close