X

Transportonin 1477 litra naftë kontrabandë me jaht nga Saranda, shkatërrohet banda ruse

Shtatë persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen për kontrabandë ndërkombëtare. Mësohet se në pranga kanë rënë disa shtetas rusë të cilët transportonin naftë të jashtëligjshme me jaht.

Rusët po e transportonin naftën jashtë pikës doganore në Sarandë.

Dy rusët u arrestuan një ditë më parë nga polciia e Sarandës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë.

Ata u janë shmangur detyrimeve ligjore doganore or më pas janë zbuluar dhe janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi.

Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

More in AKTUALITET, LAJME
Greqi/ Përleshje në kampin e refugjatëve, vritet me thikë një fëmijë

Një sherr i përgjakshëm ka ndodhur në kampin e refugjatëve të pashoqëruar në Greqi. Një i vdekur, një i plagosur...

Close