X

Tragjike/ Përplasen në fluturim heliktopteri me avionin, të paktën shtatë të vdekur

Një përplasje në ajër ka ndodhur midis një helikopteri dhe një aeroplani të vogël në ishullin spanjoll Majorka si pasojë e të cilës humbën jetën të paktën shtatë persona këtë të Diel, thanë autoritetet.

Viktimat përfshinin tre të rritur dhe dy fëmijë në helikopter dhe dy burra në aeroplan, raportojnë mediat e huaja.

Mediat lokale raportuan se helikopteri ishte në një turne. Një nga viktimat e helikopterit ishte italian, tha agjensia private e lajmeve spanjolle Europa Press.

Një pjesë e mbeturinave nga avionët u ulën pranë shtëpive në një zonë rurale.

Autoritetet kanë hapur një hetim për atë që ndodhi.

Kryeministri i përkohshëm i Spanjës, Pedro Sanchez, u dërgoi ngushëllime në Twitter familjeve të viktimave dhe shprehu trishtim për “aksidentin tragjik”.

More in BOTA, LAJME
“Lufta tregtare”/ Londra dërgon edhe një anije në Gjirin Persik

Britania tha se do të dërgojë edhe një anije luftarake në Gjirin Persik për të mbrojtur lirinë e navigimit në...

Close