X

FOTO/ Sulmohet autobusi me targa shqiptare në Serbi, thyhen xhamat


Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë.

Me këtë autobus po udhëtonin shqiptarët e Kosovës, të cilat kishin si destinacion final disa qytete të shtetit gjerman. Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i parë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

More in AKTUALITET, LAJME
GAFA/ Bazat e reja amerikane, televizioni shtetëror rus “çon” Japoninë dhe Korenë e Jugut në fund të botës!

Kanali rus i lajmeve RT në gjuhën angleze ka kërkuar falje për etiketimet dukshëm aksidentale të Zelandës së Re si...

Close