X

“S’kemi shef në familje”, Albin Kurti rrëfen për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze, çfarë gjuhe flet me të bijën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndryshe nga herët e tjera ka dhënë një intervistë për emisionin “N’Konak” të RTV Dukagjinit, lidhur me jetën private.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për rolin e të qenit prind i një vajze dhe bashkëshort i një norvegjezeje.

Gjatë bisedës, kandidati për kryeministër të Kosovës ka rrëfyer se si ishte njohur me gruan, Rita Augestad Kndusen, e cila jeton here pas here  në Prishtinë.

Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera. Kur kam thënë jepuni përparësi produkteve vendore, nuk kam menduar në njerëz. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në vazhdim ai ka treguar se si flet me të bijën duke ditur se ajo qëndron më tepër me nënën dhe jeton në Norvegji.

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që të hutohet vajza ime. Ajo di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”,  është shprehur Albini.