X

“S’kam qenë vetëm”, hoteli luksoz në Londër jep detaje për Gjonajn: Në atë dhomë fle vetëm një person

Burime nga “Corinthia hotel London” kanë dhënë detaje për Dosja.al në lidhje me rezervimet e bërë nga ministrja e Drejtësisë në këtë hotel, fatura e të cilit ka shkaktuar një ‘tërmet’ reagimesh në rrjetet sociale.

Të pyetur nga Dosja.al, ata janë shprehur se në një dhomë ‘single room’, referuar faturës së rezervimit për Gjonajn mund të flejë vetëm një person, duke hedhur poshtë kështu reagimin e ministres, e cila u shpreh se rezervimi është bërë për të gjithë delegacionin.

“Në një dhomë ‘single room’ mund të flejë vetëm një person, prandaj quhet e tillë. Përsa u përket çmimeve, kemi dhoma të lira dhe të shtrenjta. Gjithçka varet nga periudha e rezervimit dhe nga kërkesat e klientit,”– u shprehën ata, teksa shtuan se janë në dijeni të bujës që kanë bërë rezervimet e ministres Gjonaj në mediat shqiptare.

Kjo deklaratë e ka lënë të ‘pambrojtur’ ministren dhe ngre një pyetje: Ku ka fjetur i gjithë delegacioni? Në një dhomë?!

Më tej theksuan se nuk mund të jepnin detaje të hollësishme, pasi i ndalon privatësia e klientit.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

More in AKTUALITET, LAJME
Aksident i rëndë në aksin Klos-Dars, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Klos-Dars në Mat. Si pasojë e aksidentit, ka...

Close