X

Shpërthen Griezmann, Barcelona frymëzon edhe pa Messin

Mungojnë Messi, Suarez dhe Dembele? Nuk ka problem, për Barcelonën mendon Antoine Griezmann. Sulmuesi francez ishte frymëzuesi i suksesit me goleadë 5-2 të Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Real Betisit, që deri pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë dha përshtypjen se mund t’i shkaktonte humbjen e radhës “blaugranave”.

Goli i Fhekir, pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 17-të shkaktoi panik në radhët e katalanëve, por në minutën e 41-të Griezmann u shërbye në mënyrë perfekte nga Sergi Roberto, për të shënuar golin e parë në La Liga me fanellën e Barcelonës. Por kampioni i botës nuk u ndal me kaq. Sapo nisi pjesa e dytë, lëshoi të një djathtë të kalibruar prirët me portën, duke kaluar ne epërsi skuadrën e tij dhe merituar duartrokitjet e Messit dhe Suarezit nga tribuna.

Në festivalin e golave të Barçës morën pjesë me radhë i riu Perez, Jordi Alba dhe Vidal, i futur në pjesën e dytë, pikërisht në vendin e Griezmannit, ndërsa në minutën e 79-të Loren shkurtoi diferencën në 5-2, rezultat që mbeti në tabelë edhe pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit.

More in LAJME, SPORT
Milani i ri e fillon keq, mundet që në ndeshjen e parë në kampionat

Ky duhej të ishte viti i kthesës së madhe të Milanit, që piste të konfirmohej si një prej katër skuadrave...

Close