X

Samiti i G7-ës, Macron: Të hiqet dorë nga luftërat tregtare


Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se shpreson të bindë liderët botërorë të tërhiqen nga luftërat tregtare dhe të shërojnë përçarjet në rritje gjatë samitin të G7 në Biarritz, edhe pse sipas treguesve, misioni do të jetë i vështirë.

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara janë mbledhur në rivierën franceze mes krizave globale, përçarjeve të thella brenda grupit dhe sjelljes gjithnjë e më të pakuptueshme të presidentit amerikan Trump.

Presidenti Makron i cili është mikpritësi i samitit të këtij viti deklaroi se do te dëshironte që krerët e vendeve të G7-ës të fokusohen tek çështje të tilla si demokracia, barazia gjinore, arsimi dhe mjedisi.

Mediat e shfaqen shefin e Elizese duke darkuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Edhe pse shefi i Shtëpisë së bardhë deklaroi se ka një miqësi të vjetër me presidentin Francez, këshilltarët e presidentit amerikan e akuzuan Makron se po injoronte thirrjet e administratës Trump për të përqendruar samitin, tek çështjet e sigurisë kombëtare dhe tek problemet e ngadalësimit ekonomik.

Ndërkohë në rrugët e Biarritz të Francës, mijëra protestues lëshuan thirrje kudër liderëve botërorë të cilët i akuzuan se nuk po bënin sa duhet kundër ndryshimeve klimaterike dhe se ata po kontribuonin në thëllimin e pabarazisë mes njerëzve.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndare protestuesit të cilët sfiduan urdhrin e autoriteteve për të mos demonstruar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Shkon në Golem për pushime, shkrimtari tregon “tmerrin”: U ktheva për tre ditë

Jo të gjithë që nisen për pushime në bregdetin shqiptar gjejnë qetësinë dhe komoditetin që kishin menduar për të kaluar...

Close