X

Robot për të ruajtur pozicionin jashtë loje: ky është inovacioni i fundit i FIFA

Revolucioni teknologjik në futboll ka nisur e me shumë mundësi nuk do të mbarojë shpejt. Polemikat, që vazhdojnë të jenë pavarësisht aplikimit të VAR, nuk duket se e ndalojnë FIFA, e orientuar të përmirësojë sa më shumë vendimet e arbitrave. I vetmi inovacion që nuk ka krijuar polemika është Goal Line Technology. Në këtë rast teknologjia nuk kërkon vendimin e arbitrit, por vendos vetë.

E kështu sipas asaj që bën të ditur Mirror, arbitrat mund të mbeten vetëm në fushë, së shpejti, sepse FIFA po mendon ti zëvendësojë anësorët me robotë. “FIFA ka krijuar një departament që po studion këtë cështje. Asitentët do të zëvendësohen nga telekamera e kompjuter? Një ditë mund të ndodhë”. Këtë zbulon tabloidi anglez sipas një burimi të brendshëm në federatën ndërkombëtare.

Më e lehtë të thuhet se të bëhet, sidoqoftë, sepse për të mos patur ndërhyrjen njerëzore duhet të bëhet gjithcka me sensorë, edhe lojtarët, në mënyrë që asistenti-robot ti dërgojë direkt arbitrit rezultatin e analizës. E arritshme për anësoret, sepse koncepti është i njëjtë me Goal Line Technology. Më e komplikuar pozicioni jashtë loje, sidomos me interpretimin e rregullave. Duhet parë si një robot mund të gjykojë një pozicion pasiv apo prekjen e vullnetshme apo jo të një lojtari të skuadrës që mbron. Megjithatë, FIFA nuk pret që një ndryshim i tillë të mund të bëhet në një periudhë të shkurtër.

More in LAJME, SPORT
Rezervimi 1900 eurosh, hoteli në Gjermani flet për Gjonajn: Kishim tarifa të ulëta, gjithçka e zgjodhi vetë

Portali Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në...

Close