X

Reali dështoi në Bernabeu, madrilenët ndryshuan vetëm tre lojtarë nga formacioni i para pesë viteve


Real Madrid nuk ia doli në ndeshjen e javës së dytë në La Liga të merrte maksimumin teksa u ndal në një barazim me shifrat 1-1 përballë skuadrës së Vajadolidit.

Trajneri Zinedin Zidan vuante mungesën e Hazard, teksa në formacion nuk ishte përfshirë as transferimi i verës Luka Joviç, teksa së bashku me serbin në stol ishte edhe Vinicius Xhunior.

Teksa fansat në Bernabeu prisnin të shinin fytyrat e reja, në fushë zbriti një formacion thuajse identik si para pesë viteve në sezonin 2014-15, kur ekipi drejtohej nga tekniku Karlo Ançeloti.

Në atë kohë, madrilenët luanin në transfertë përballë Selta Vigos. Nga ai formacion i italianit mungonin vetëm portieri Kasijas, Pepe dhe Modriç, i cili këtë radhë ishte i penalizuar prej kartonit të kuq.

Ndërkohë, para pesë viteve në atë ndeshje mungonte edhe Ronaldo, të cilin Ançeloti e kishte lënë pushim. Sakaq, pjesa tjetër ishin të njëjtët si në ndeshjen e djeshme: Ramos, Kros, Benzema, Bejl, Hames, Karvahal, Isko dhe Marselo.

Si zhgënjimi në ndeshjen e djeshme, Reali u zhgënjye edhe para pesë viteve teksa u mposhtën me rezultatin 4-2.

Ndërkaq, po në sezonin 2014-2015, sërish në një ndeshje kundër Real Sociedad janë aktivizuar 9 nga 11 futbollistët që zbritën dje në fushë.

Në këtë formë, presidenti Perez ndoshta duhet të konsiderojë edhe një sforco të fundit në merkato për njërin mes Pogba apo Nejmar.

More in LAJME, SPORT
Kapiteni i Arsenalit, Xhaka: Na dhemb kur humbasim, të qëndrojmë të bashkuar

Ditën e djeshme, Arsenali pësoi disfatën e parë në kampionat për këtë sezon teksa u mposhtën me rezultatin 3-1 në...

Close