X

PSG, 4 gola në 45 minuta Toulouses, por shqetëson Mbappe

Paris Saint Germain bën detyrën përballë Toulouses, fiton 4-0, por humbet Kylian Mbappenë për arsye dëmtimi. Talenti francez qëndroi në fushë për 66 minuta më fushë, por për shkak të një problemi fizik u detyrua të dilte nga fusha kur rezultati ishte 2-0.

Në fakt, Toulouse rezistoi më së miri gjatë 45 minutave të para, por u shpartallua në fraksionin e dytë, teksa fillimisht shënuan Choupo-Motin dhe Goncalves (autogol).

Pak pas zëvendësimit të Mbappesë, PSG fitoi një 11-metërsh për prekje të topit e dorë nga një mbrojtës. Nga pika e bardhë gaboi një futbollist me eksperiencë si Angel Di Maria.

Gjithsesi, në minutat në vazhdim Choupo-Moting dhe Marquinhos vulosën rezultatin përfundimtar 4-0.

More in LAJME, SPORT
Strakosha start perfekt me Lazion, Gjimshiti mposht Berishën, ngec Roma

Gola me bollëk, spektakël dhe rezultate befasuese në sfidat e orës 20:45 në Serinë A, ku protagonistë në fushën e...

Close