X

Përleshje të përgjakshme në Greqi, vritet me thikë një fëmijë në kampin e refugjatëve


Përleshje të përgjakshme në Greqi, vritet me thikë një fëmijë në kampin e refugjatëve
Një i vdekur, një i plagosur rëndë dhe një tjetër i plagosur lehtë, janë viktima të cilët kanë mbetur gjatë përleshjes që ndodhi të shtunën mbrëma pas orës 11:00 në pjesën e kampit ku mbahen fëmijët e mitur të refugjatëve të pashoqëruar.

Të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë fëmijë, përfshi edhe autorin e krimit që është 14-15 vjeç, nga Afganistani që me thikë vrau bashkatdhetarin e tij.

Greqia ka në kampet e saj një mbipopullaritet të paimagjinueshme, tre-katër herë më shumë se kapaciteti i akomodimit.

Në kampin e refugjatëve në Moria gjenden 600 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit, në një kohë kur kapaciteti i akomodimit është vetëm për 160 fëmijë.

Edhe pse Greqia është porta e Evropës për refugjatet ajo është lënë e vetme të përballet me numrin e madh dhe në menaxhimin e tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Brazili angazhon ushtrinë për zjarret në Amazonë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e zjarrit të madh që ka përfshirë...

Close