X

Nëntë vite pas përjashtimit, këngëtarja shqiptare rikthehet te ‘Kënga Magjike’

Në një seancë pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, një pyetje e shkruar nga vetë këngëtarja Lindita Halimi i bëri fansat të mendojnë se 9 vite pas përjashtimit nga festivali, Halimi do të rikthehet në skenën e “Këngës Magjike”. “Të vij te Kënga Magjike sivjet,” pyet ajo dhe siç mund ta shihni, 92% janë dakord.

Të njëjtin postim Linda e ka shpërndarë sërish dhe më pas ka shtuar se “do të publikojë projekte muzikore në dhjetor”.

Nëntë vite më parë, Linda Halimi, Nora Istrefi dhe reperi amerikan Big D (tashmë bashkëshorti i Lindës), u përjashtuan nga gara e “Këngës Magjike” për shkak të vonesës në prova. Në intervistat e dhëna asokohe, këngëtarja theksoi se “në kontratë ishte saktësuar se vonesa ka penalitete”. Sipas saj, ata u vonuan për shkak të trafikut të rënduar në Tiranë dhe duhej bërë një përjashtim.

Asokohe, pati edhe zëra se Linda, Nora dhe reperi Big D u penalizuan me 5 vite mospjesëmarrje në “Kënga Magjike”, ndonëse Nora Istrefi mori pjesë tre vite më pas me “I jemi je” në 2013-n.

More in LAJME, Magazine
“Luajtën lojën e rrezikshme të kufijve”- Edita Tahiri thumbon Thaçin e Vuçiçin: Nga do t’ia mbani tani kur…

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, një prej kundërshtareve të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thumbuar Presidentin e...

Close