X

Në krah të Olsi Bylykut, dalin detaje nga emisioni i ri i Marina Vjollcës, çfarë do ndodhë me ‘Duplex’


Pas një shkëputjeje gati 2-vjeçare nga ekrani, Marina Vjollca po përgatitet më në fund për rikthimin e saj në televizion dhe kjo ka qenë tematike e lajmeve të shumta në mediat rozë ku është spekuluar për spektaklin që moderatorja do të drejtojë.

Së fundmi u përfol se Vjollca do të merrte drejtimin e emisionit “Duplex” të transmetuar mbrëmjen e së shtunës, por mesa duket, emri i emisionit të saj të ri nuk do të jetë ky.

“Prive.al” bën të ditur se emisioni në fjalë do të titullohet “Klanifornia Show” dhe përkrah Marinës, ashtu siç përflitet prej kohësh, do të jetë dhe aktori i humorit Olsi Bylyku, pas mbylljes së rubrikës “BE Caffe” në “E diela shqiptare”.

Spektakli më i ri që pritet të gozhdojë audiencën para ekranit të televizionit “Klan”, do të transmetohet në orën 21:00, duke lënë në pikëpyetje të ardhmen e emisionit “Xing me Ermalin”, përmes zërave që thonë se Mamaqi në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e “Klan”.

Sakaq, sipas “Prive.al”, “Klanifornia Show” do të jetë një version tërësisht i ri i “Duplex”, ku përkrah humorit, do të ketë dhe intervista me personazhe të njohur dhe muzikë.

Turjan Hysko do të vijojë të mbajë postin e producentit dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojë konkurrenca mes dy motrave Vjollca mbrëmjen e së shtunës, me Marinën në “Klan” e Luanën në “Top Channel” me “Shiko Kush Luan”. / Prive.al

More in LIFESTYLE
FOTO/ Transformimi befasues i velinës Oni Shkjau. Zbulohet lidhja me bosin e lokaleve në Londër

Nëse hapni “Instagram”-in e velinës së “Stop”, Onelda Shkjau, do të çuditeni nga fotot e saj të fundit, pasi duket...

Close