X

Luksi i shfrenuar i Gjonajt, Rama fajëson median: Keni futur të gjithë njerëzit në një dhomë…

Skandali i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me shpenzimet marramendëse për qëndrime në hotele luksi, sa vjen dhe merr përmasa tragjikomike. Ministrja Gjonaj reagoi sot në rrjetet sociale për skandalin, por më shumë se sa të paraqiste fakte, ajo prodhoi disa justifikime.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish, duke i kthyer përgjigje një komentuesi. Rama thotë se llogaritë e mediave janë të gabuara dhe se media i ka futur të gjithë njerëzit në një dhomë.

Në fakt, media ka bërë krejtësisht të kundërtën, duke publikuar faturat e dhomave ku ka qëndruar ministrja, të prenotuara për një person. Ka qenë ministrja ajo që ka këmbëngulur se në udhëtim ka qenë një delegacion. Por, asnjë shqiptar nuk mund të besojë se i gjithë delegacioni ka fjetur në të njëjtën dhomë, apo se faturat e një dhome, tregojnë çmimin e disa dhomave.

Reagimi i Ramës, në përgjigje të një komentuesi:

Dhomat 700 euro nata jane vetem ne aritmetiken 7×7=42 te mediave qe i kane publikuar duke mbledhur tere njerezit ne nje dhome😳Nese je i interesuar te dish te verteten, lexo sqarimin e bere nga ministria, ndersa sa per çfare duhet te ishte bere me kohe, jam shume dakord me ty, por ja qe nuk u bene po u shkaterruan! Arrogance karakteristike borxhet e qeverise se kaluar? Boh, faktet jane arrogante kur nuk i do, por s’kemi ç’bejme,”- shkruan Rama.

/TPZ.al/

More in AKTUALITET, LAJME
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

Sot rreth orës 17:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë, ku si pasojë...

Close