X

“Koha Jonë” sulmon Partinë Demokratike, propagandë në mbrojtje të Veliajt

Gazeta “Koha Jonë”, e cila njihet për afrimitetin me Lëvizjen Socialiste për Integrim,  ka sulmuar ditën e sotme Partinë Demokratike dhe ato që i quan portale të saj.

Në një postim propagandë, në favor të kryebashkiakut Veliaj, gazeta e drejtuar nga Nikoll Lesi, shkruan se Partia Demokratike e ka sulmuar kryebashkiakun pa fakte, me një foto të tijën në aeroportin e Romës. Në shkrim thuhet se Veliaj po pret rradhën në “linjën ekonomike”.

Në fakt, askush nuk  e ka akuzuar Erion Veliajn për linjën e udhëtimit apo për shpenzime të larta për biletat.   Akuza ndaj tij, ka ardhur si pasojë e një fotografie, ku Veliaj shfaqet me një çantë të shtrenjtë të stilistit të njohur japonez, Yohji Jamamoto, e cila në internet shitet në vlerën 300-800 euro.

Në Gazetën “Koha Jonë” të Lesit, nuk ka asnjë referencë ndaj këtij fakti, por flitet për llojin e biletës së Veliajt, të cilën nuk e ka përmendur as Partia Demokratike dhe asnjë portal.

Pas vizitës së tij dy ditore në Rimini, ku mori pjesë në edicionin e 40 të Takimit për Miqësim Midis Popujve, ku Tirana u vlerësua maksimalisht, kryebashkiaku Erion Veliaj është kthyer në Shqipëri. Por, me sa duket ai nuk i ka shpëtuar syrit të shumë emigrantëve shqiptarë të cilët e kanë fotografuar në aeroportin e Romës, ku po kalonte tranzit për në Tiranë. Në fotot e publikuara në rrjet, Veliaj shfaqet duke mbajtur radhën me biletat dhe pasaportën në duar. Edhe pse Partia Demokratike u mundua me portalet e saj ta sulmojë me shifra të rreme, Veliaj duket qartë se po mban radhën si të gjithë në linjën ekonomike“, shkruhet në artikullin propagandistik.

Me sa duket gazeta “Koha Jonë”, nuk e ka afrimitetin vetëm me LSI-në, por edhe kryebashkiakun Veliaj, propaganda e të cilit gjen vend shpesh në këtë gazetë.

/TPZ.al/

More in AKTUALITET, LAJME
Pakënaqësitë/ Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Policia e Hong Kong-ut përdori të dielën gaz lotsjellës dhe nxorri për herë të parë pompat e ujit në përpjekje...

Close