X

Gjonaj thotë se ka qënduar dy netë në Romë, por fatura përmban vetëm një natë me çmim 706 euro

Ministrja Etilda Gjonaj, ka reaguar pas publikimit të skandalit me shpenzimet për qëndrimet në hotele luksoze. Në reagimin e Gjonajt thuhet se ajo ka qëndruar në Itali për dy netë, ndërsa media ka spekuluar duke e pasqyruar qëndrimin e ministres si një natë në hotel.

Nëse media do të verifikonte dhe do të kërkonte shpjegim, do të arrinte të kuptonte që fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë siç është përcjellë në mënyrë spekulative, por është fjetje për dy net“, shkruan Gjonaj.

Por, nëse i referohemi faturës së publikuar nga portali faktoje.al, e cila i është servirur kësaj media nga vetë ministria,  përshkrimi i faturës së hotelit “Ambasciatori Palace” në Romë  është vetëm një natë. (shiko më poshtë).

Gjithashtu, fatura tatimore që agjensia e udhëtimeve ka plotësuar, përmban edhe datën e qëndrimit të ministres, konkretisht nga data 21.05.2019 deri në datën 22.05.2019 (lexoni faturën Check in: 21.05.2019    dhe Check out: 22.05.2019). Sipas kësaj fature, çmimi për një natë është 706 euro.

Nëse fatura tatimore dhe prenotimi i hotelit, përmbajnë informacion të gabuar, ky është një problem mes ministrisë dhe agjensisë së udhëtimit, problem të cilin ministria duhet ta kishte evidentuar dhe korrektuar.

Ndërkaq, ministrja Gjonaj, nuk ka ofruar një shpjegim për faturat e tjera të shtrenjta, por ka bërë një deklaratë justifikuese, pa fakte.

/TPZ.al/

 

More in AKTUALITET, LAJME
“S’kam qenë vetëm”, hoteli luksoz në Londër jep detaje për Gjonajn: Në atë dhomë fle vetëm një person

Burime nga “Corinthia hotel London” kanë dhënë detaje për Dosja.al në lidhje me rezervimet e bërë nga ministrja e Drejtësisë...

Close