X

GAFA/ Bazat e reja amerikane, televizioni shtetëror rus “çon” Japoninë dhe Korenë e Jugut në fund të botës!


Kanali rus i lajmeve RT në gjuhën angleze ka kërkuar falje për etiketimet dukshëm aksidentale të Zelandës së Re si “Japoni”, dhe Papua Guinea e Re si “Koreja e Jugut”, pas një “përzierje” të turpshme të hemisferës jugore.

Gabimi erdhi në një segment të prodhuar nga zyra e tyre amerikane në lidhje me bazat e reja të mundshme të raketave në “Japoni, Kore të Jugut dhe Australi”. Por në një grafikë të madhe, të gabuar, vetëm Australia ishte etiketuar saktë.

“Guardian” shkruan se ky është rasti i fundit pas një serie incidentesh që përfshijnë Zelandën e Re dhe gabimet gjeografike.

Vendi ka mbetur jashtë hartave aq shpesh sa e shtyu kryeministren, Jacinda Ardern, të bënte një fushatë në shenjë proteste në vitin 2018.

Një zëdhënës për RT konfirmoi për faqen e lajmeve në Zelandën e Re Newshub se gabimi ishte i vërtetë.

“Ekipi ynë amerikan i lajmeve të mëngjesit bëri një gabim të vogël të gjeografisë,” tha një zëdhënës. “Ne … kemi korrigjuar hartën sapo u vu re, dhe i kemi dhënë ekipit tonë një hartë të re të hemisferës jugore për të siguruar që të mos ndodhë përsëri.”

Segmenti, transmetuar në 15 gusht, që nga atëherë është korrigjuar në versionin në internet dhe mbetet i disponueshëm në YouTube në kanalin e RT America. Titulli sqaron se “kjo video përfshin një hartë të korrigjuar”.

Në këtë emision, të titulluar “Raketa manovrimi”, korrespodentja Ashlee Banks shpjegoi sesi SHBA po shikonin bazat e mundshme të raketave në Azi.

“Një tjetër luftë midis SHBA dhe Kinës po nxehet. SHBA po kërkon të vendosë raketa në Japoni, Kore të Jugut dhe Australi”, tha ajo, ndërsa grafika tregonte diçka tjetër.
Zelanda e Re, një vend me 4,7 milion njerëz, harrohet aq shpesh në harta sa Zelanda e Re filloi një fushatë të tërë bazuar në fenomenin.

Komediani Rhys Darby, e përshkroi atë si “komploti tjetër i shkëlqyeshëm: Zelanda e Re po zhduket nga hartat e botës”.

More in BOTA, LAJME
Pse gjysma e shkencëtarëve në disa vende të Europës Lindore janë gra?

Shkenca është një botë që dominohet ende nga burrat. Që nga viti 1903, kur Marie Curie fitoi çmimin “Nobel”, vetëm...

Close