X

Flet babai i Mustafit: Më e mira për të gjitha palët është të largohemi

Shkodran Mustafi e ka të qartë se nuk ka më hapësira për të te skuadra e Arsenalit. Ishte vetë trajneri i topçinjve, Junai Emeri, i cili u shpreh se do të ishte mirë që mbrojtësi të merrte në konsideratë për t’u transferuar në një klub tjetër.

Së fundmi, babai por njëkohësisht edhe agjenti i Mustafit, Kujtim Mustafi, është shprehur se më e mira për të gjitha palët është të punojnë për të gjetur një destinacion të ri. “ Shkodrani ka kaluar një kohë të shkëlqyer me Arsenalin. Kemi ende dy vite kontratë dhe mundësia për të qëndruar në Londër nuk është plotësisht e fshirë. Gjithsesi, më e mira për të dyja palët është të punojnë për të gjetur një mundësi tjetër”, tha babai i Mustafit.

Ndërkaq, mbrojtësi me origjinë shqiptare ka marrë vëmendjen e Romës, teksa klubi kryeqytetas ende nuk ka gjetur një zëvendësues për Manolas. Në rast se finalizohet operacioni, ky do të ishte një rikthim për Mustafin, i cili më parë ka qenë pjesë e Serisë A kur aktivizohej me Sampdorian.

More in LAJME, SPORT
Milan pranë “goditjes” së madhe, Boban fluturon drejt Madridit

Milan nuk ka kohë dhe për këtë arsye përshpejton tratativat për të finalizuar atë që do të ishte goditja më...

Close