X

E varur nga rrjetet sociale, 15-vjeçarja vret veten pasi nuk mori numrin e pëlqimeve që donte

Një adoleshente e varur nga rrjeti social snapchat vrau veten, pasi u lidh me një mision të dëshpëruar për sa më shumë pëlqime. Ruby Seal, 15 vjeç, u fiksua me faqen, duke kaluar deri në tetë orë në ditë pas shkollës dhe filloi të vuajë probleme të shëndetit mendor.

Ruby u gjet e vdekur nga motra e saj binjake gjatë pushimeve në shkollë.

Mamja e saj, Julie, 42 vjeç, nga Cumbria, tha që ajo beson se media sociale kontribuoi në vdekjen e vajzës së saj.

“Ajo u tërhoq dhe u izolua në botën virtuale gjithmonë e më shumë, mbyllej në dhomën e saj, duke kërkuar pëlqime, përgjigje për problemet e saj nga njerëz që nuk mund t’i jepnin”, tha mamaja e saj.

Ajo ka hulumtuar edhe në rrjete sociale që vajza e saj përdorte, dhe thotë se ka zbuluar edhe dy mesazhe ku ajo u kishte dërguar mesazhe miqve të saj virtual se po mendonte të vriste veten dhe se askush nuk i kishte kthyer një përgjigje.

More in LAJME, LIFESTYLE
“S’kemi shef në familje”, Albin Kurti rrëfen për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze, çfarë gjuhe flet me të bijën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndryshe nga herët e tjera ka dhënë një intervistë për emisionin “N’Konak” të RTV...

Close