X

E pushuan nga puna pas intervistës në Top Channel, Alesia Bami bëhet pronare e fuqishme 20 vjeçe, larg ekranit hap dyqan dhe restorant luksoz


Një dyqan veshjesh në periferi të Tiranës dhe një restorant luksoz janë bizneset e reja të ish-velinës së “Stop”, Alesia Bami.

Dyqanin që mban emrin e saj e ka hapur tashmë, ndërsa për restorantin është duke punuar për inagurimin e tij.

Alesia u largua përfundimisht nga emisioni “Stop” dhe nga “Klan Tv” sezonin e kaluar dhe duket se ky largim i hapur dyer të reja ish-velinës.

Ajo bëri bujë me largimin e saj nga emisioni satiro-investigativ “Stop”, largim që i eci mirë ish-velinës sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte.

Së pari, ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin “E diell” në “Top Channel” në krah të Edi Manushit dhe krahas këtij angazhimi në ekran, ajo realizoi ëndrrën e saj për të pasur bizneset e saj dhe për të qenë pronare, edhe pse është vetëm 20- vjeçe.

Në një mbrëmje inaguruese për dyqanin, të organizuar në Tiranë, ajo e prezantoi biznesin e saj personal në prani të familjes së saj, që përbëhet nga dy prindërit dhe vëllai. Kujtojmë që Alesia Bamin e pushuan nga puna në “Stop”, pasi, sipas saj, nuk mori leje te drejtuesit për një intervistë që dha në televizionin “Top Channel”.

Ajo deklaroi se “u hodh në rrugë” nga produksioni i programit investigativ, por “Top Channel” mendoi që të mos e linte në baltë balerinën Bami, duke i ofruar asaj një vend pune brenda një kohe të shkurtër.

Ai që i zgjati dorën për t’ia shtuar grupit të prezantueseve seksi të “E diell”, ishte pikërisht Edi Manushi. Alesia iu bashkua këtij emisioni të dielave në rubrikën e lotarisë, që i bashkëngjitet programit, por ende nuk dihet ç’do të bëjë këtë sezon.

Alesia iu bashkua klubit të vajzave seksi në krah të Edi Manushit, mes të cilave: Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja seksi nga Prishtina, që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell”, për shkak të angazhimit në Festivalin Europian.

Vetë Alesia deklaroi se e pushuan nga puna me një mesazh telefonik nga programi investigativ “Stop”, për arsyen e vetme se kishte shkuar të jepte intervistë në televizionin konkurrent të drekës, që moderohet nga Bieta Sulo.

Alesia Bami njihej si velina e “Stop”, e cila paralelisht angazhohej edhe si fotomodele. Pas largimit nga “Klan”, Alesia e mblodhi shpejt veten, duke bërë të tjera plane për jetën.

Brenda natës që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëronte plane të tjera dhe të mëdha për veten.

Foton në fjalë e shoqëroi me statusin për veten “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”.

Ndërkohë, ajo hapjen e biznesit të ri e ka shoqëruar me një set fotosh artistike, ku pozon në natyrë me fustane mbrëmjeje. Ndërkohë verën po e shijon edhe në plazh, pasi poston shpesh foto superseksi me bikini. /Panorama Plus

More in LIFESTYLE
VIDEO/ Kërcen si e ‘tërbuar’, Olta Boka e ‘djeg’ në dasmë me djalin e ish-deputetit

Këngëtarja Olta Boka ka dalë për herë të publikisht me të fejuarin e saj që është njëkohësisht edhe djali i...

Close