X

Djegie në fytyrë e trup, dy nga gjashtë të plagosurit në gjendje të rëndë. Çfarë la pas shpërthimi në karburant


Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi dje në një karburant në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga flakët janë gjashtë persona të dëmtuar, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që Policia ka bërë me dije se vetëm një i lënduar ka marrë dëmtime të shumta.
Sipas uniformave blu, bëhej me dije se ka qenë një bombol gazi që ka shpërthyer, por sot teksa është zbardhur dhe dinamika e ngjarjes mësohet se ka shpërthyer depozita e karburantit dhe më pas një makinë që ishte me gaz.

Deri tani bëhet me dije se dy personat që kanë marrë plagë më të shumta janë punonjësit e karburantit. Ata tashmë ndodhen në gjendje më të rëndë, dhe prej mbrëmjes së djeshme po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin e Tiranës.

Njëri prej tyre mësohet se ka marrë dëmtime në fytyrë, ndërkohë që i plagosur tjetër ka marrë djegie në trup në masën 50%.

Ndërkohë që dëmtime të shumta kanë pësuar dhe disa automjete që ishin parkuar afër vendit të ngjarjes, por është djegur dhe një makinë që po kalonte në momentin kur ndodhi shpërthimi.

More in AKTUALITET, LAJME
Nuk ka qenë kurrë tek varri i Rugovës, Albin Kurti rrëfen arsyen

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e liderit historik të Kosovës, ish-presidentit të ndjerë...

Close