X

Celina shënon përsëri në Angli, sulmuesi ndihmon në suksesin e skuadrës së tij

Bersant Celina po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim kampionati. Pas golit të shënuar javën e kaluar, sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në këtë javë të Championship, teksa ka realizuar golin e dytë për skuadrën e Suonsit në fitoren me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Birmingemit.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës shënoi emrin në listën e golashënuesve në minutën e 68, ndërsa nuk fali përballë portierit kundërshtar. Teksa u mbyll java e tretë e Championship, Suonsi i Celinës renditet në vendin e dytë të klasifikimit, ndërsa edhe me ndihmën e shqiptarit klubi pretendon të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Sakaq, forma e mirë e Celinës është një ogur i mirë edhe për Kosovën e cila është para dy ndeshjeve përcaktuese në rrugën drejt Euro 2020 pasi e presin përballjet me Çekinë dhe Anglinë. Por, Dardanët do të përballen me mungesa të rëndësishme dhe forma e Celinës është shpresëdhënëse.

More in LAJME, SPORT
SHBA-të vendosin afat për finalen Kosovë-Serbi/ Në dhjetor pritet të rinisë dialogu

Vera e vitit 2020 është afati kohor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur për arritjen e marrëveshjes finale...

Close