X

Angelina Jolie tregon si e përjetoi divorcin me Brad Pitt: Ndihem e lodhur

Angelina Jolie e pranon se divorci me Brad Pitt ishte shumë i vështirë, duke e lënë atë ndjenjën “jo shumë të fortë” gjatë viteve të fundit, por, për fat të mirë, rolet e saj të ardhshme në i kanë dhënë një nxitje shumë të nevojshme.

Aktorja 44-vjeçare mahniti në tapetin e kuq në Disney’s D23 Expo të shtunën në mbrëmje, teksa ishte për të promovuar vazhdimin e Maleficent: Mistress Of Evil dhe rolin e saj të parashikuar si Thena në Marvel’s Eternals.

Aktora Angelina Joli ka folur rreth divorcit me Brad Pitt duke theksuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë duke e bërë të ndihej jo shumë e forte. Një ndër motivimet për aktoren kanë qenë dhe rolet e saj të ardhshëm në ‘Eternals’ dhe ‘Maleficent’.

Angelina do të riaplikojë rolin e saj si një personazh mjaft i ashpër, ashtu siç nuk e keni parë asnjëherë.

Angelina u nda nga Brad, 55 vjeç, në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe 12 vjet së bashku dhe rreth divorcit ajo u shpreh për E! News në D23, se: “Unë jam si të gjithë dhe… sidomos këto vitet e fundit nuk kanë qenë më të lehta, dhe nuk jam ndjerë shumë e fortë. Ka diçka kur nuk ndjeheni shumë të fortë, ku e shtyni veten”./METRO

More in LAJME, LIFESTYLE
“Lëreni të qetë Etildën”, djali i Berishës hyn në debat: Ka të drejtë të flejë më gjithë delegacionin

Ndërkohë që orët e fundit rrjetet scoiale po gëlojnë nga reagimet për faturat e kripura të ministres së Drejtësisë, Etilda...

Close