X

Aguero e Sterling të papërmbajtshëm, City s’i ndahet Liverpoolit

Manchester City nuk bën dy herë rresht të njëjtin gabim. Pasi barazoi 2-2 me Tottenhamin një javë më parë në “Etihad Stadium”, duke i dhënë mundësinë Liverpoolit të shkëputej me dy pikë më shumë, këtë radhë Citizens triumfuan në fushën e Burnley-t me rezultatin 1-3.

Edhe në këtë ndeshje te skuadra e Guardiolës spikatën në sulm Sterling dhe Aguero, me sulmuesin argjentinas që realizoi dygolësh, nga një në çdo pjesë, ndërsa finalizimi i Wilson për vendasit në fund të pjesës (pas rrjetës së Sterling), thjesht ngushtoi përkohësisht rezultatin në 2-1.

Interesant fakti që 9 nga 10 golat e Manchester City-t në tri ndeshjet e para të Premier League-s i kanë shënuar vetëm dy golashënuesit e sotëm. Sterling është në krye të listës së golashënuesve me 5 finalizime, së bashku me Pukkin e Norwichit, ndërsa Aguero ndjek me një gol më pak.

More in LAJME, SPORT
Bie zjarr në Krujë, rrezikohet linja e tensionit Shqipëri-Kroaci

Temperaturat përvëluese nxisin të tjera zjarre në vendin tonë. Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të...

Close