X

VIDEO/ Grabitet makina luksoze në një vilë, kamerat filmojnë gjithçka. Ja ‘hileja’ e hajdutëve

Dy hajdutë vodhën një makinë elektrike të shtrenjtë nga oborri i një vile të vogël për vetëm 30 sekonda.

Kjo ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në një lagje në veri të Londrës, Angli.

Dy grabitësit vodhën një makinë Tesla Model S me vlerë gati 100,000 euro siç e shihni edhe në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së vilës.

Mediat e huaja shkruajne se dy hajdutët kanë përdorur një përforcues të thjeshtë që përgjon sinjalin e telekomandës së makinës elektrike.

Vitin e kaluar 89,000 vjedhje automjetesh janë regjistruar në Angli dhe Uells.

More in AKTUALITET, LAJME
Ministrat dhe deputetët suedezë përdorin transportin publik

Sado interesante dhe e pabesueshme të duket, Suedia nuk u ofron luks apo privilegje politikanëve të saj pasi ata jetojnë...

Close