X

U vranë nga komunistët dhe u tërhoqën zvarrë nëpër Shkodër/ Berisha: Një nderim për dy martirë të lirisë

24 gushti i vitit 1989 ka shënuar një ngjarje makabre, që ka tronditur atë kohë, gjithë Shkodrën me rrethina.

Dy të rinj nga fshati Hoten i Barbullushit, kushërinj të një fisi, Gjon Mark Kumbullaku, 25 vjeç, dhe Dode Fran Gjerkaj, 22 vjeç, në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar në zonën Sukaj, Dajç, ishin pikasur nga ushtarët dhe ishin vrarë me automatikë.

Kufomat i kishin lidhur me tela me gjemba në spondet e një kamioni dhe ishin përçudnuar në një shëtitje makambre në gjtihë Shkodrën dhe fshtarat përreth.

Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha i quan dy të rinjtë martirë të lirisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Nje nderim per dy martire te lirise!

Me daten 24 gusht te vitit 1989, ne prag te shembjes se Murit te Berlinit u ekzekutuan dhe rane per tu bere te pavdekshem nga bresherite mizore te xhelateve hoxhist ne perpjekjen per te kaluar kufirin, te rinjte Gjon Mark Kumbullaku 25 vjeç dhe Dodë Fran Gjerkaj 22. Ata u diktuan ne afersi te pikes kufitare te fshatit Sukaj, Zona e Dajçt dhe u ekzekutuan mizorisht nga rojet xhelate te rregjimit diktatorial.

Por barbaria ndaj tyre do vazhdonte dhe pas ekzekutimit. Ne nje akt te vertet makaber, sipas nje vendimi te diktatorit Ramiz Alia, trupat e tyre te bere shoshe nga plumbat te lidhur me tela me gjemba do zvarriteshin ne rruget e qytetit te Shkodres dhe fshatrave per te mbjelle frike dhe terror ne popullaten civile.

Duke denuar kete akt barbar te rregjimit komunist, shpreh nderimin me te thelle ne kujtimin e martireve te levizjes se lire Gjon Mark Kumbullaku dhe Dodë Fran Gjerkaj ne 30 vjetorin e renies se tyre. sb

More in AKTUALITET, LAJME
Tronditet pallati në Tiranë/ Shpërthen bombula e gazit

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një apartament në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 13-të...

Close