X

Tronditet pallati në Tiranë/ Shpërthen bombula e gazit

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një apartament në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 13-të një pallati pranë Rrugës “Jordan Misja”.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakuua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Video/ Djali i vdiq nga abuzimi me drogën, apeli i fortë i nënës

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për...

Close