X

Kjo është vila e re 15 milionë dollarëshe e çiftit Obama

Barack dhe Michelle Obama po përpiqen të blejnë një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets, e cila i përket pronarit të Boston Celtic, Wyc Grousbeck. Sipas mediave amerikane, shtëpia luksoze është në shitje për 14,85 milionë dollarë dhe ka shtatë dhoma gjumi, nëntë tualete, një kuzhinë gjigante, oxhak si dhe një sipërfaqe totale prej mbi 650 m2.

Para vilës kryesore ka një plazh spektakolar, ndërsa në oborrin e mbushur me gjelbërim ka edhe një pishinë si dhe dy shtëpiza të vogla për miqtë.

Prona, e vendosur në ishullin Vreshta e Martës, ka qenë në shitje që prej vitit 2015 për 22,5 milionë dollarësh, por çmimi ka rënë vazhdimisht pasi nuk ka pasur të interesuar. Familja Obama e ka marrë me qira shtëpinë gjatë verës dhe u ka pëlqyer aq shumë sa tani duan ta blejnë.

More in LAJME, Magazine
VIDEO/ Grabitet makina luksoze në një vilë, kamerat filmojnë gjithçka. Ja ‘hileja’ e hajdutëve

Dy hajdutë vodhën një makinë elektrike të shtrenjtë nga oborri i një vile të vogël për vetëm 30 sekonda. Kjo...

Close