X

Zjarr masiv në Klos, flakët shkrumbojnë një hektar me pishë

Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit. Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës. Të parët që kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve kanë qenë banorë të zonës.

Drejt vatrës së zjarrit menjëherë është nisur edhe mjeti zjarrfikës i Bashkisë së Klosit si dhe punonjësit e këtij shërbimi. Kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha ka urdhëruar stafin e shërbimit zjarrfikës të mbrojnë banesat, duke vendosur aty mjetin zjarrfikës.

Ndërkohë për shkak të mungesës së rrugës automoblisitike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. Një hektar pishë mësohet se është përfshirë nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Goli me Real Madridin i kushton, sulmuesja shqiptare i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Kosovare Asllani ishte futbollistja e parë në histori që nënshkroi me Real Madridin. Sulmuesja shqiptare arriti të shënonte edhe një...

Close