X

VIDEO/ I ishte besuar shtëpia, por shërbëtorja “fshin” kasafortën pa e ditur se…

Ajo ishte punësuar si ndihmëse shtëpiake nga një familje nga Altamura, por përfitoi nga mungesa e pronarëve të shtëpisë për të vjedhur para dhe sende me vlerë që ruheshin në kasafortë.

Kjo është ajo që u konstatua nga Karabinierët, të cilët zhvilluan hetime në lidhje me vjedhjet e ndodhura gjatë korrikut të kaluar në shtëpinë e një biznesmeni në Altamura të Italisë, i cili konstatoi mungesën e shumave të parave nga kasaforta, ndërkohë që nuk kishte pasur ndërhyrje me forcë.

Për këtë arsye, pas dyshimeve të para ndaj punëtores, viktima iu drejtua Karabinierëve të Stacionit lokal, të cilët vendosën kamera të fshehta për zbuluar të vërtetën.

Shpejt, ata zbuluan se kush qëndronte pas vjedhjes. Me të ikur pronarët, gruaja shkoi në kasafortë duke marrë para. Kamerat konstatuan se ajo mori shuma të vogla parash dhe disa sende ari, e sigurt për të mos ngjallur dyshime.

Gruaja u arrestua dhe gjykata e vendosi nën arrest shtëpiak deri në dënimin përfundimtar. Vlera e sendeve të vjedhura është rreth 10 mijë euro.

More in AKTUALITET, LAJME
Kreditë fiktive/ Komunikimet në “Whatsapp” zbuluan drejtoreshën, çfarë u gjet në telefonin e saj

Në zbardhjen e skemës së kredive fiktive të fondacionit “Besa” dhe arrestimin e gjashtë personave, perfshire drejtoreshen, Prokuroria e Tiranës,...

Close