X

“Vetëm Ronaldo mund të krahasohet me Ribery”

Rocco Commisso, pronari i Fiorentinës, ka folur për popullin vjollcë në konferencë për shtyp: “Ribery? I kam hapur shtëpinë dhe po e përdorin. Jam takuar me të dhe gruan e tij, ashtu si edhe me Boateng. Ribery është një legjendë. Është më i miri në Itali pas Ronaldos”, ka thënë ai.

“Tifozët po përgjigjen me 24 mijë abonime. Jemi të katërtit, për momentin, për sa i takon abonimeve, pavarësisht se ka qytete më të mëdha se Firence me një histori më të pasur suksesesh të arritur kohët e fundit, si Roma, Napoli, Atalanta. Është një gjë fenomenale dhe dua të falënderoj të gjithë për emocionet që më kanë dhënë që nga dita e parë”.

“Kam patur gjithmonë dëshirë për të investuar te Fiorentina, por do t’i hedhim hapat një nga një. Fiorentina është një emër femëror dhe gratë kanë një rol të rëndësishëm, nuk do të isha këtu pa gruan time dhe kjo gjë vlen edhe për Ribery dhe Boateng”.

More in LAJME, SPORT
Ekzekutohet me injeksion vrasësi serial i homoseksualëve në SHBA

Një 57-vjeçar është ekzekutuar me anë të një injeksioni vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane raportojnë se...

Close