X

Policia e Shtetit: Veliera me një ton drogë në Greqi nuk ka lidhje me Shqipërinë

“Veliera e cila u kap me një ton drogë në Greqi nuk kishte ardhur nga Shqipëria”.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar sqaron se nga verifikimi i bërë në regjistrat e Policisë Kufitare Sarandë, Himarë, Vlorë, Porti Jahteve Orikum dhe QNOD, për disa muaj, mjeti lundrues Veleria “MY DREAM” i kapur me drogë dhe dy personat ukrainas në bord, nuk kanë hyrje-dalje në Shqipëri.

“Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit tha se Policia Kufitare shkëmben në vijimësi informacion me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufijve.

More in AKTUALITET, LAJME
Zjarr masiv në Klos, flakët shkrumbojnë një hektar me pishë

Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së...

Close