X

Mema: Presim dhe një goditje veç Vangjelit, gati për Luftëtarin

Ardian Mema është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion dhe ndihet gati për sfidën e parë të sezonit kundër Luftëtarit, takim që do të luhet në kryeqytet nesër në orën 19:00. Në konferencën tradicionale për shtyp në vigjilje të sfidës, Mema ka theksuar se pret ardhjen e Vangjelit, teksa theksoi se bardheblutë mund të bëjnë dhe një goditje tjetër në merkato.

“Nesër vjen Kristi Vangjeli, kam biseduar edhe për pjesën e një lojtari tjetër që po negociohet në dijeninë time. Besoj që mbyllet sot. Shpresojmë të vijnë lojtarë me cilësi se ata bëjnë diferencën mes lojtarëve dhe do të jetë konkurrence e ndershme. Pastaj është pjesë e imja kush të jetë për të luajtur apo jo. Është kampionat i gjatë, është herët për të folur sa u përket se kë do ta kemi konkurrent. Do të shohim rrugës ecurinë e çdo ekipi dhe do të shohim në radhë të parë ecurinë tonë për të parë veten tonë njëherë pastaj për të parë kundërshtarin”, tha Mema.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Dosja “184”, Klodiana Lala: Ja pse Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën...

Close