X

Kryeministri Rama e citoi për Teatrin Kombëtar, aktorja kosovare i kthehet publikisht: Më vjen keq, por…

Kryeministri Edi Rama ka postuar qëndrimin e një tjetër aktoreje që sipas tij është për një Teatër të ri Kombëtar.

Bëhet fjalë për aktoren dhe regjisoren Ilire Vinca, anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas Ramës, aktorja thotë se një teatër i ri do të ishte freski për audiencës, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt.

Por vetë aktorja, shkruan në postimin e Kryeministrit Rama se mendimin nuk e kishte dhënë për Teatrin Kombëtar, duke shprehur keqardhje.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, shkruan aktorja.

More in AKTUALITET, LAJME
Britania e Madhe do të kthejë migrantët që hyjnë nga Franca

Britania e Madhe do të kthejnë migrantët, që në mënyrë të paligjshme, përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit nga...

Close